Historiku

KF Lugina (Football Club Lugina) është klubi më i ri i themeluar në Luginë të Preshevës njëherit i pranuar dhe i çertifikiuar nga Federata e Futbollit të Serbis.
Themelues janë:
1.Nagip Jakupi
2.Buletin Saqipi
3.Pajtim Azizi



Duke pas parasysh interesimin e shumë të rinjëve ideja e Nagip Jakupit me bashkëpuntorët e tijë fillon të zbatohet në praktikë dhe të themelohet klubi me emrin "KF LUGINA".
Klubi u themelua zyrtarisht me datën 13.11.2014


Historiku i këti klubi është shumë i ri ashtu siq janë fare të rinjë edhe Themeluesit e këti Klubi të Futbollit.

Për shum nga ju mundë të lind pyetja prej nga ky klub apo arsyeja e themelimit të këtij Klubi?! Duke pasur parasysh interesimin e shum të rinjëve për sportin e Futbollit dhe njëherit faktin që Nagip Jakupi është paisur me licencen UEFA B për Trainer ka shum kohë që miret me të rinjë me saktsisht Stërvit(trajnon) për Futboll një grup shum të madh të të rinjëve nga e gjithë Lugina dhe interesimi është shum i madhë, pra këta të rinjë janë shtysa kryesore për Themelimin e KF Lugina.

Kuptimi i emrit të K.F.LUGINA


Ideja dhe qëllimi është sinonim i Bashkimit, Forcës, klubi synon të përfaqsoj gjithë Luginën e Preshevës në Futboll në mënyrë më të mirë të mundshme.
Klubi që nga viti 2015 bënë gara në rrethin e Pcinjës.
Nga fillimi klubi kishte të gjitha organet përkatës, si Kryetarin, Sekretarin, Përfaqësusin e Klubit, Trenerin.
Në fillim të vitit kalendarik 2015/2016 Trener ishte Arif Ibishi ku kaloi një vitë duke pasur sukses në sezonin e par ku pas një viti bashkpunimet u ndërpren dhe në fillim të vitit të 2-të të garave të vitit 2016/2017 Trener emërohet Orhan Ymeri , ku pas 9 ndeshjeve O.Ymeri jep dorëheqje nga detyra që ekishte marrë, dhe vendin e tij e mbuloi Gafurr Fejzullahun që kishte marveshje deri në fund të sezonit ta udhëheq Klubin dhe me pas të vazhdoj punën në Klub ashtu siq është si përfaqësus e Klubit futbollistik Lugina.
Me fillim të sezonit 2017/2018 Kryesia e Klubit futbollistik Lugina prezantoi magjistrin e Kulturës fizike Jeton Rexhepi.
Vlen të ceken sukseset e Klubit, si lojtari Iljasa Zulfiu i cili nga Klubi Lugina bëri transfer në Klubin futbollistik Radniki të Surdulices ekip e cila bënë gara në Super Ligen e Serbis, ku dhe sot lojtari në fjal është pjesë e ekipit me kontrat Profesionale.
Po në këtë Klub Radnikit është transferuar edhe lojtari Medin Ahmeti i cili është pjesë e të rinjeve të Shkolles futbollit Lugina
Në kuadër të Klubit egziston edhe Shkolla e futbollit, ku në këtë Shkoll ushtrimet i ndjekin fëmit nga mosha 7 vjec deri në 17 vjec.
Në këtë Shkoll trajnime i bëjnë 2 Trainera Nagip Jakupi dhe Jeton Rexhepi.
Për të folur për suksese e Shkolles së futbollit Lugina duhet shumë kohë edhe përkundër kohës së shkurtër të themelimit të saj.
Në vitin 2015 Shkolla futbollit Lugina ishte pjesëmarrës në një turne ne Gjermani ku dhe pas keti turneu arriti rezultat pozitiv, ku dhe dy lojtaret e Shkolles u pranuan në klube Gjermane.
Leart Rexhepi viti lindjes 2003, është në ekip Hassia Bingen në Gjermani dhe Arian Pajaziti viti lindjes 2002, është në ekipin Mainz Schoot.
Në vjeshten e viti 2016 në qytetin e Surdulices është mabajtur seleksionimi i lojtarve për reprezentacionin e Serbise për grupmoshat 2005.
Ku shkolla jonë ishte me 3 lojtar, Labinot Jashari, Engjull Sylejmani dhe Shaip Pervizaj.
Labinot Jasahri është pjesë e grupmoshave të Serbis per moshat u13, dhe për qdo ndeshje të reprezentacionit të Serbis për këtë mosh Labinot Jashari është pjesë e grupit.
Si talent i Shkollës së futbollit vlen të ceket edhe lojtari Besim Bajrami që ka një te ardhme të ndritur.
Talent tjetër që vlen të ceket është dhe Engjell Sylejmani i cili në veren e këtë viti ishte në Camp në Zhenev të Zvicrres ku dhe ishte lojtari më i mirë i Campit, dhe ka ftesë që dhe vitin tjetër të jetë pjesë e këtij Campi.
Ashtu siq ceket më lart për të folur për Sukseset e Shkolles së Futbolit Lugina na duhet dhe ore të tëra për talentat që janë në këtë Shkollë futbolli Lugina.
Shkolla e futbollit Lugina është një emer i gjërë e cila për këto pak vite themelimi ka bërë aq emer sa që është e ftuar rregullisht në turne për grupmosha të vegjël si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe në disa turne në Serbi.
Në pika të shkurta kjo është një historik i Klubit dhe Shkolles së futbollit Lugina.