Nise Bari artificial për Klubin futbollistik Lugin

Niset bari artificialK.F.Lugina, 9 Qershor 2020 – Më në fund shihet dritë në fund të tunelit. 

Me gjasë K.F.Lugina do t’i shkurtohen vuajtjet e mungesës së fushës së blert dhe problemeve rreth infrastrukturës së punës, si të ekipit të parë dhe grupeve zinxhir të Shkollës së futbollit Lugina.

Stafi i K.F.Lugina dhe Kryetari Nagip Jakupi në bashkpunim me Xhevaire Caili , projekt të cilen kan luftuar me mish e me shpirt për t’ia siguruar klubit mirëqenien normale, shpreson që në të ardhmen e largët klubit t’ia siguroj në tërësi infrastrukturën e duhur.

Pas donacionit të dhënë sipas projektit të ndihmës nga Xhaveire Caili, sot është nisur bari sintetik dhe së shpejti pritet të vendoset në Stadiumin e QytetitKryetari i Komunes Preshevës z.Shqiprim Arifi është edhe një ndër faktort për Donacionin e fushës pasi ka ndihmuar klubin në transportin e bërë të cilën edhe e ndihmoi klubin me mjete financiare prej sa është Kryetar i Komunes dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj tijë.

Kjo do të jetë ndihmë e madhe si për ekipin e parë dhe për të gjitha grupmoshat e reja të klubit tonë.

K.F.Lugina Krenaria e Lugines Preshevës