Të festojm së bashku me Bashkëatdhetaret me dat 29

Klubi Futbollistik “Lugina” ju njofton për organizimin e manifestimit të 2-të për nder të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë, me moton: 

"Të luajmë së bashku me bashkëatdhetarët"Klubi futbollistik “Lugina” ftonë të gjithë mërgatën që janë në pushime në vendlindje dhe të gjithë dashamirët e sportit dhe të futbollit në veçanti t’i bashkohen ketij manifestimi, të 2-të të këtij lloji, për ta bërë dhe më të bukur dhe kreativ pushimin tuaj.

Klubi Futbollistik “Lugina” ju njofton se manifestimi do të jetë i ndarë në disa pjesë, dhe atë si vijon:

1. Pjesë e rëndësishme e programit janë fëmijët.Klubi do të organizojë ndeshje Diaspora U 15 vs Lugina U15 , me qëllim njohës në mes vete dhe me karakter zbavites.

2. Do të zhvillohet një ndeshje mes Veteranve të futbollit të Diaspores dhe Klubit “Lugina”

3.Do të zhvillohet ndeshje e Seniorve të Diaspores dhe Klubit “Lugina” dhe futbollistëve aktiv që gjenden në mërgatë

4. Pjesë e programit manifestiv, ndër të tjera, do të jetë edhe njohja me zhvillmin e Shkollës së Futbollit “Lugina”, arritjet dhe zhvillimin e ngritjes nivelit të ekipit të parë.

Qëllim tjetër i rëndesishëm i organizimit të programit manifestiv do jetë edhe një tryezë e rrumbullakët bashkëbisedimi mes të pranishmëve dhe kryesisë së Klubit “Lugina”, për ura bashkpunimi në të mirë të zhvillimit të sportit në nivel sa më të lartë dhe sa më profesionistë.

Duke ju uruar mirëseardhje me dat 29.07.2018 ditë e Hënë ora 16:00 

Me respekt,

Kryesia e Klubit Futbollistik “Lugina”

#tagbashkëatdhetarëve Share Share Share