Hapet edhe zyrtarisht Fan Shopi i K.F.Lugina

Përshëndetje të nderuar miqë e dashamir të sportit e konkretisht, Klubit Futbollistik Lugina. 

Duke ikur vitet që nga themelimi i klubit dhe rritjen- zhvillimin e klubit tonë kemi parë të arsyshme që në bazë të shumë kërkesave të dashamirve të sportit që admirojn punën, dhe krenohen me klubin që përfaqëson emrin Lugina të bëjmë hapjen e Fan-shop Lugina ku mund të gjeni shumë paisje të këtij klubi Bluza, Shalla dhe Trenerka të Klubit , e me anë të shitjes së tyre simpatizuesit e sportit do të kenë bluzat që duan, dhe do të mbështesin klubin me finansa për çdo bluzë të blerë. 

Në këtë mënyrë do të jemi më afër synimeve që klubi të arrin aty ku askush nuk guxon as të mendoj por ne si të rinjë kemi ambicje, dhe dëshira të mëdha, të gjithë së bashku do të ndimohemi, ku dhe një ditë të gjithë së bashku të ndëgjojm për Luginen si një klub me kushte e me ambicje të larta dhe arritjen e sukseseve dhe jetë gjatësi. 

Të gjithë të interesuarit të shkruajn në inbox. 

K.F.Lugina Krenaria e Qytetit Preshevës