1600 ditë që nga themelimi i Klubit futbollistik L

Sot sipas të dhënave janë bërë 1600 ditë që është hapur Klubi futbollistik Lugina. Gjatë këtyre ditëve klubi ka pasur rritje në çdo aspekt, në këtë shkrim do të sqarojm në disa pika të shkurta rritjen dhe zhvillimin e Klubit futbollistik Lugina.

1. K.F.Lugina është themeluar në vitin 2014.

2. K.F.Lugina që nga themelimi ka edhe Shkollën e futbollit Lugina. 

3. K.F.Lugina nga viti 2015-2016 merr pjesë në Ligën e rrethit të Pçinjës, ku ende garon në këtë ligë.

4. K.F.Lugina në Pranverë të vitit 2017 hapi degën e Shkollës së futbollit edhe në qytetin e Bujanocit.

5. K.F.Lugina me grupmoshat 2004-2005 në Qershor të 2018 shpallet kampion në rrethin e Pçinjës. 

6. K.F.Lugina në vitin 2018 fillon garen me dy grupmosha në ligën e rrethit Nishit(Riss II). 

7. K.F.Lugina në vitin 2019 ka hapur edhe zyrtarisht Shkollën e futbollit Lugina në Fushë Kosovë. 

8. K.F.Lugina në vitin 2019 në Bujanoc do të hapë degën për Klubin e Femrave. 

9.K.F.Lugina gjatë 1600 ditëve nga Klubi janë avansuar në ekipet tjera nga Rajoni 12 lojtarë. 

Në këtë periudhë kohore K.F. Lugina ka pasur vetëm rritje të aktiviteteve sportive.

Të gjithë këto të arritura janë bërë me mbështetjen e të gjithë njerzëve që e duan sportin. 

Faleminderim i veçant është për Kryesin e Klubit futbollistik Lugina, dhe të gjithë sponsorëve që kan ndimuar.

 K.F.Lugina Krenaria e Lugines Preshevës