Intervist me Kryetarin e Klubit Lugina N.Jakupi

Në fillimin e sezonit, 2019, Klubi futbollistik Lugina ka transferuar 4 lojtar në këtë afat kalimtar ku dhe ka afruar lojtar të ri nga Shkolla e futbollit Lugina Kryetari i klubit Lugina Nagip Jakupi thekson se ”Gjithmonë klubi është më i madh se individi, jemi skuadër me renome, nga ku kanë dalë lojtarë në 4 vitet e fundit diku afër 12 lojtar nga K.F.Lugina dhe nga Shkolla e futbollit Lugina, ai ka shtuar përforcimet janë të mira, sepse sipas tij, ardhja e lojtarëve e bën konkurrencën më të fortë brenda skuadrës Në lidhje me luftën për titull, N.Jakupi është shprehur optimist.

Mendoj se jemi shumë afer vendit të parë. 6 pikë s’janë asgjë, sidomos në renditje. Është një kampionat i paprashikueshëm”, shtoi ai, transmeton info plusi. ”Kemi një potencial të madh dhe bagazh të jashtëzakonshëm të futbollistëve ”theksoi Kryetari i klubit Lugina Nagip Jakupi,

K.F.Lugina do të ketë pamje tjetër në pjesën pranverore. Për këtë siguron trajneri, Jeton Rexhepi, i cili po mundohet ta komponojë një ekip solid për t’i përballuar pa problem pengesat në pjesën e dytë të sezonit , por së fundmi klubi u organizua, duke afruar njerëz të rinj që ishin të gatshëm të ndihmonin, andaj kjo ka bërë që të shtohet optimizmi tek trajneri dhe lojtarët. 

“K.F.Lugina do të jetë ndryshe në pranverë dhe do sinoj vetem të shpallet Kampion. Klubi ka nisur stërvitjet ku janë duke u pregaditur për sezonin në Mars edhe zyrtarisht fillojn garat ku Klubi futbollistik Lugina bënë aktivitete me 3 kategori Senioret në Rrethin e Pçinjes dhe Pioniret U 15 , Fatosat U 13 në Rrethin e Nishit. 

K.F.Lugina Krenaria e Qytetit të Preshevës